Janeva kontrollon funksionimin e komunës Manastir e jo vetëm pohimet nga “bomba”

Prokuroria Speciale Publike i ka ndërmarrë të gjitha lëndët e hapura lidhur me punën e Komunës Manastir dhe të kryetarit Vladimir Taleski, që më herët i hetoi Prokuroria themelore publike e Manastirit. Burime nga Prokuroria në Manastir konfirmojnë se në duart e Katica Janevës nuk është vetëm “bomba” e opozitës për transportin falas shkollor, por çdo gjë që është vendosur në pikëpyetje në punën e pushtetit lokal.

Në lidhur me këto informacione, nga kabineti i prokurores publike për “Meta” thonë se për shkak të fshehtësisë së procedurës s’mund të thonë se çfarë është lëndë e hetimit.

Nga prokuroria publike e Manastirit për “Meta” konfirmojnë se funksionimi i përgjithshëm në komunën e Manastirit ka kaluar në duart e Prokurorisë speciale publike, përfshirë edhe vendimin për marrjen e kredisë prej 2,5 milion eurove për infrastrukturë në kazermën e mëhershme, parkimin zonal, ndërtimin e urave dhe rrugëve, si projekte të Komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button