Bibliotekës kosovare i shtohet edhe një monografi, promovohet libri “Kujtimet e mia” i autorit Zeqir Jaha

12607197_10207775196634449_2040275563_nDje në fshatin Stagovë të Kaçanikut u promovua libri “Kujtimet e mia” i autorit Zeqir Jaha me prejardhje po nga ky vend. Libri është i ndarë në dy pjesë.

Autori në këtë libër përfshin periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar stagovasit kudo nëpër botë. Ai ka bërë një përshkrim të familjes së tij, fshatit, periudhës së shërbimit ushtarak në ish Jugosllavi, konsekuencat nga shteti, për shkak të martesës së tij me gruan (emigrante) nga Shqipëria. Më tej ka përshkruar arratisjen nga vendi duke i ikur persekutimeve nga regjimi i atëhershëm. Më tej rrëfen për historikun e fshatit i dhe veprimtarinë ekonomike në këtë vend piktoresk të Stagovë.

Me këtë autori që aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë dhe njëkohësisht bashkatdhetari ynë si dhe të gjithë bashkatdhetarët e tjerë tregojnë përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes dhe atdheut. Urojmë që të kemi sa më shumë libra të tillë dhe frymëzojmë lexuesit që ta lexojnë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button