MT: VMRO- DPMNE kompanisë amerikane i ka paguar 1,7 milion dollarë

Nga kopjet e publikuara të marrëveshjeve, javët e kaluara u bë e qartë se VMRO- DPME ka angazhuar dosa kompani amerikane për lobim politk dhe propagandë me përkrahje të ShBA-ve. Në përputhje me marrëveshjet, shumat e përgjithshme të cilat deri më tani janë publikuar kapin shumën prej 1,7 milion  dollarë,  që për kushtet e Maqedonisë, paraqesin shuma marramendëse, me të cilat siç duket i ka në dispozicion kjo parti- thuhet në kumtesë e “Transparencës Maqedoni” (ТМ).

Shpresoj se shumat e përmendurа nuk janë të përfshira harxhimet e rrugës dhe harxhimet e tjera që do të dalin nga marrëveshjet e kontraktuara me këto lobi forma.

Nga “Transparenca Maqedoni”, kujtojnë se në Ligjin për financimin e partive politike, ndërkaq  thuhet se financimi i partive politike është publike dhe transparente, me qasje të plotë të qytetarëve dhe organit kompetent për kontroll dhe  punë materiale financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button