Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni kryesisht do të jetë i ftohtë. Edhe pse gjatë ditës do të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të diellit, megjithatë, temperaturat do të jenë mjaft të ulëta, njofton Portalb.

Temperaturat e paradites do të jenë mjaft të ulëta, në vendet më të lartat malore do të lëvizin nga -15 deri më -18 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin do të lëvizin nga -10 deri më -14. Gjatë ditës temperaturat në mbarë vendin do të lëvizin nga -3 deri më 0 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot të ngjashëm, kryesisht i ftohtë. Temperaturat do të lëvizin nga -9 deri më -12 gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat nuk do të kalojnë më lartë se -1 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button