Fazliu i shkruan Nexhipit: “A ka ndonjë numër të lirë?”.

Ish-kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi, i cili në merkaton e janarit kaloi nga Flamurtari te Shkëndija e Tetovës, dje ka publikuar një foto me fanellën kuqezi të skuadrës tetovare në “Instagram”.

Pjesë e komenteve të bëra në këtë postim ka qenë edhe futbollisti i Partizanit, Astrit Fazliu, i cili para se të vinte te të kuqtë ka luajtur me Shkëndijën. Fazliu si me të qeshur (pasi ashtu përfundonte komenti i tij) i ka dërguar një mesazh ish-kapitenit të Partizanit.

28-vjeçari i shkroi kështu Nexhipit: “A ka ndonjë numër të lirë?”.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e postimit të Fazliut, i cili në ambientin e kuq njihet si person me humor dhe ironik në thumbimet ndaj shokëve. Por, deri diku, mund të merret edhe në trajtë të drejtë, pasi dihet se prej disa ditësh te Partizani ka mbërritur edhe Emiljano Vila. Edhe në sezonin e shkuar, Vila ka qenë sfiduesi direkt i Fazliut për një vend titullari. Në pjesën e parë të sezonit, Fazliu ka pritur në disa raste që të luante më shumë, por tani në ekip i ka mbërritur edhe “hija” e sezonit të shkuar. /panoramasport/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button