Familjet e viktimave do të ankohen ndaj vendimit për Ivanoviqin

Burhan Maxhuni, përfaqësues i familjeve të dëmtuara, një gjë e tillë thotë se do të duhet të ndodhte, marrë parasysh provat që gjykata ka pasur në dispozicion.

Përfaqësues i autorizuar i palëve të dëmtuara, përveç me vendimin, i pakënaqur ka mbetur edhe me Odën e Avokatëve të Kosovës, prej së cilës thotë se kishte kërkuar ndihmë, por angazhimi ka munguar.

Punën e panelit gjyqësor në këtë rast e ka vlerësuar Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, pasi kanë arritur të dokumentojnë prezencën e Ivanoviqit në vendin e ngjarjes, pavarësisht një alibie që doli të jetë e rreme.

Megjithatë, Blakaj e ka quajtur të paligjshëm vendimin që ai të dërgohej në arrest shtëpiak, pavarësisht se dënimi i shqiptuar ndaj tij ishte më shumë se pesë vjet.

Oliver Ivanoviq, u dënua me nëntë vjet burgim për krime lufte, ndërsa u lirua nga akuza tjetër, ajo për nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button