Pas pauzës 40-vjeçare, mbërrin në Evropë nafta e parë amerikane

Pas një pauze dyzetvjeçare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë eksportuar të enjten dërgesën e parë të naftës së papërpunuar në Evropë. Dërgesa u realizua pasi të enjten u hoq ndalesa e vetëshpallur për eksport të naftës së papërpunuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija transportuese “Liquid American Freedom”, u nis nga Teksasi dhe mbërriti në portin Fos-Lavera, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Marsej në Francë.

Shitësi i naftës është kompania “Enterprise Products Partners L.P” me seli në Hjuston ndërsa blerësi është “Vitol Group” nga Zvicra, e cila pritet të transferojë naftën e blerë në rafineritë e vendit.

Më 18 dhjetor, Kongresi amerikan përcolli llogarinë e shpenzimeve e cila përfshinte heqjen e ndalesës së vetëshpallur 40 vjeçare për eksport të naftës së papërpunuar vendore.

Ndalesa hyri në fuqi në vitet e 70-ta, atëherë kur shtetet arabe prodhuese të naftës vendosën embargo ndaj SHBA-ve. Nafta e papërpunuar konsiderohet një burim i konsiderueshëm për sektorin e energjisë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button