Japonia heq sanksionet ekonomike ndaj Iranit

Qeveria japoneze ka vendosur heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, pas marrëveshjes së kësaj të fundit me Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga, gjatë një konference për shtyp. “Qeveria e Japonisë mori vendimin që të heqë sanksionet ekonomike ndaj Iranit,” tha Suga.

Ai theksoi se heqja e sanksioneve ka hapur derën për kompanitë japoneze të cilat dëshirojnë të investojnë në sektorin e energjisë në Iran, dhe shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e marrëveshjes së arritur në mes të Iranit dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) në fillim të kësaj jave dorëzoi një raport në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku theksohej se Irani i përmbahet planit të përbashkët të veprimit, më konkretisht marrëveshjes mes Iranit dhe vendeve të grupit 5 + 1.

Edhe pse me konfirmimin e IAEA-së hiqet një pjesë e madhe e sanksioneve kundër Iranit, heqja e plotë e sanksioneve do të mund të pritet në dhjetë vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button