Qyteti i Shkupit furnizohet me automobil elektrik (FOTO)

Qyteti i Shkupit është njësia e parë lokale në Republikën e Maqedonisë që është furnizuar më automjet zyrtar që punon me energji elektrike për nevojat e administratës së saj. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se me furnizmin e këtij automjeti Qyteti i Shkupit konfirmon përkushtimin për elektromobilitetin me zbatimin e teknologjive të reja dhe lëvizjeve pa emisione të dëmshme të gazrave dhe kjo, sipas tij, mundëson ambient më të shëndoshë. “Ky automjet ka një motor 80 kilovatësh dhe një bateri 24 kwh.

Automobili elektrik
Automobili elektrik

 

Me kyçje të rëndomtë, automjeti mbushet për 10 orë ndërsa me një kyçje të posaçme për katër orë. Mbushja e plotë e baterisë në tarifën e lirë të energjisë elektrike kushton 67 denarë (1.10 euro) dhe me të mund të kalohet një distancë prej 190 kilometrash”, tha Trajanovski.

Automobili elektrik
Automobili elektrik

Për blerjen e kësaj makine elektrike Qyteti i Shkupit ka shpenzuar rreth 1.8 milion denarë tha Trajanovski, duke nënvizuar se Qyteti i Shkupit në vitet e fundit ka punuar intensivisht për të promovuar elektromobilitetin në qytet, për çka më herët bleu 5 elektroskuterë dhe 5 biçikleta elektrike për nevojat e administratës së qytetit.

Automobili elektrik
Automobili elektrik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button