Shkup: Sot protesta para Ambasadës së Shqipërisë

Me moton ‘Thuaj JO armëve kimike’ sot me fillim prej orës 12 e 5 minuta, para Ambasadës së Shqipërisë në Shkup organizohet protestë e qetë, organizuar nga një grup qytetarësh.

Protesta është përkrahje e thirrjes e qytetarëve të Shqipërisë për të kundërshtuar idenë e shkatërimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

‘Të gjithë ju që jeni të brengosur për mjedisin, shëndetin dhe jetën tuaj dhe të gjeneratave të ardhshme ju ftojmë të tubohemi para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup për protestë kundër iniciativës për mundësinë e ardhjes së helmeve kimike siriane për asgjësim në Shqipëri’, qëndron në thirrjen e organizatorëve përmes rrjetit social Facebook ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button