Dita botërore e diabetit, rreth 140 000 persona të sëmurë

Sot është dita botërorë për luftë kundër sëmundjes së diabetit. Në Maqedoni, rreth 140 000 persona janë të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa diku 40 mijë prej tyre marrin insulinë, kështu flasin të dhënat zyrtare të Entit për shëndet publik.

Rreth 22 % e fëmijeve në vendin tonë sipas statitstikave të Institutit te Shendetit Publik janë mbi peshë dhe të rezikuar nga diabeti. 

Ekspertët vazhdojnë të apelojnë se matja e vazhdueshme e sheqerit në gjak dhe konsultimi me mjekun janë lidhja më e fortë në luftë kundër diabetin.

Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit, edhe këtë vit është kyqur në shënimin e Javës për luftë kundër sëmundjes së sheqerit.

Pas përgatitjeve teknike, si donim i aparateve për matjen e sheqerit, distribuim posterësh, broshura dhe fletushka, vijon matja e sheqerit në gjak nëpër Qendrat ditore për të moshuar në Qendër, Çair e Shuto Orizarë. 

Niveli i larte i sheqerit ne gjak prek zemren, veshkat dhe syte. 

14 nëntori është vendosur që në vitin 1991 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (FND) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Statistika:

në vitin 1995 ishin ~135 milionë pacientë me diabet;

në vitin 2006 ishin ~264 milionë pacientë me diabet;

në vitin 2025 parashikohen të jenë ~380 milionë pacientë me diabet, me një dinamikë mbresëlënëse në vendet në zhvillim;

në vitin 2007 përhapja e diabetit tip 2 në grupmoshën 20-79 vjeç ishte 7.3%.

Nisur nga këto të dhëna diabeti tip 2 tashmë konsiderohet një sëmundje epidemike që po evoluon paralel me mbipeshën apo obezitetin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button