Kinë, pamëshirshëm vazhdon persekutimi i muslimanëve

Qeveria lokale në rajonin kinez të populluar me mysliman, Xinjiang, vazhdon persekutimin e banorëve që i përkasin fesë islame. Kohët e fundit ka filluar nisma që ndalon shamitë dhe mjekrat, një nismë që ka në shënjestër komunitetin mysliman Ujgur.

Sipas raporteve më të fundit, krahina ka detyruar myslimanët që të nënshkruajnë një zotim se nuk do të marrin pjesë në “ekstremizëm dhe veprimtari të paligjshme fetare”, e që sipas të gjitha fakteve veprimtari të tilla konsiderohen edhe obligimet fetare si agjërimi, namazi apo vënia e shamisë për femrat.

Që nga viti 2001, Kina ka intensifikuar goditjet ndaj etnitetit ujgur në Xinjiang, duke shtypur kulturën, traditën fetare dhe gjuhësore të këtij etniteti. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button