Tragjedi familjare në Mavrovë: Vëllai mbulon me rërë vëllain

Tragjedia familjare I ka shqetësuar banorët e fshatit Mavrovë. Ramçe J e ka mbuluar me rërë vëllain e tij 58 vjeç Nafi J.

Ramçe derisa ka shkarkuar traktorin me rërë, nuk e ka vërejtur që mbrapa tij po qëndron vëllai, pas çka e ka mbuluar të tërin me rërë, pas çka 58 vjeçari menjëherë ka ndërruar jetë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 në afërsi të kishës Shën Nikolla në Mavrovë.

Policia është informuar menjëherë dhe po bën përpjekje për zbardhjen e plotë të rastit, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button