Ademi për vizitë pune në Norvegji

Një Delegacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i udhëhequr nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, me ftesë të Qendrës për Dialog Nansen gjenden në vizitë dy ditore në Norvegji.

Sot, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi vizitoi “Kuben” , Shkollën profesionale në Oslo, ku nga afër u njoftua me planet dhe programet mësimore për punën e kësaj shkolle, si dhe me politikat arsimore të cilat janë ndërmarrë nga Mbretëria e Norvegjisë në lidhje me aftësimin e kuadrit të nevojshëm për ekonominë.

Gjatë ditës, ministri i Arsimit dhe Shkencës, realizoi takim edhe më komesarin e lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, ku shkëmbyen përvoja dhe mendime në nivelin më të lartë politik, veçanërisht për marrëdhëniet ndërmjet

Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Maqedonisë. Ministri Ademi dhe Volebek biseduan edhe për implementimin e Strategjisë për arsimim të integruar në Republikën e Maqedonisë, ku konstatuan se kjo paraqet bartjen e traditës shumëvjeçare në bashkëjetesë të përbashkët në korniza ligjore, e cila paraqet shembull edhe për shtetet tjera multietnike në rajon.

Ministri Ademi do të zhvillojë takim edhe me Hakon Blakenborg, drejtor i sektorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë dhe Tore Hatrem, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button