Strasburgu konfirmoi se hetimi për rastin e Martin Neshkovskit është zbatuar ligjërisht

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut  solli aktgjykimin në të cilën thuhet se për rastin e vrasjes së Martin Neshkoskit nuk ka shkelje të nenit 2 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, në kuptim të efikasitetit të hetimeve.

Nëna e Martin Neshkovskit, Lena Neshkovska,  në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut është ankuar se  hetimet për vrasjen e të birit nuk kanë qenë efektive.

Gjykata konfirmoi se djali i saj, Martin Neshkovski, është vrarë nga pjesëtar i njësitit special të policisë gjatë kremtimit të rezultateve nga zgjedhjet e vitit 2011.

Duke u thirrur në procesin gjyqësor në vend, kundër policit Igor Spasov, gjykata thekson se vrasja e Neshkovskit ka pasur proces gjyqësor, që ka rezultuar me dënim  14 vite burg për Spasovin.

Lidhur me hetimin e rastit, gjykata konstaton se prokurori publik nga gjyqtari hetues ka kërkuar që të fillojnë hetimet kundër Spasovit, mirëpo gjatë kohës së hetimeve e ëma e Martin Neshkovskit ka ngritur padi penale edhe kundër katër personave,tre prej të cilëve  kanë qenë pjesëtar të policisë, në dyshimin se i kanë ndihmuar Spasovit që të  fsheh vrasje dhe prokurorit publik i kanë dhënë deklaratë të rrejshme se Neshkovski ka vdekur nga mbidoza e drogës.

Mirëpo, më 29 nëntor 2011, prokurori publik ka hedhur poshtë paditë penale duke thënë se nuk ka bazë që personat e përmendur të ndiqen penalisht, duke u thirrur në dëshmitë, ka gjetur se tre personat kanë qenë të pranishëm kur Spasov ka goditur për vdekje Neshkovski. Të pakënaqur nga vendimi i këtillë, nëna e Neshkovskit, ka vazhduar të drejtën ta kërkoj si akuzues supsidiar. Por edhe në këtë rast padia është hedhur poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button