Nuk ka bisedime Guardiola – Manchester United

Sipas ‘L’Equipe’, drejtuesit e Manchester Unitedit janë takuar me Pep Guardiolën javën e kaluar në Paris.

Sipas kësaj të përditshme, Guardiola u takua me krerët e Unitedit në hotelin ‘Le Bristol Paris’ për të diskutuar rreth lëvizjes së mundshme të spanjollit në ‘Old Trafford’.

Por, sipas tabloidit britanik, “Daily Star”, drejtuesit e ekipit nga “Old Trafford” kanë mohuar raportimet e mediave se janë duke zhvilluar bisedime me Guardiolan.

Guardiola tashmë ka konfirmuar se edicionin e ardhshëm do të trajnojë një skuadër në Premierligë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë City apo Unitedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button