Propaganda dhe pasaktësia çon në pension gazetarin

[Recension: “Ali Ahmeti e çoi në pension edhe një kryeministër”]

Titujt senzacional mund të tërheqin ndonjë klikim shtesë, por janë të zbrazët në qoftë se nuk prezantojnë objektivisht tekstin.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: Ali Ahmeti e çoi në pension edhe një kryeministër

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2016

Data e recensionit: 20.01.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Ky recension bëhet për lajmin me titullin “Ali Ahmeti e çoi në pension edhe një kryeministër” që flet për paralajmërimin e Nikolla Gruevskit për dorëheqje nga posti i kryeministrit. Sipas të gjitha fakteve dhe rrethanave të zhvillimit të ngjarjeve, Ali Ahmeti nuk ka lidhje me “pensionimin” e Nikolla Gruevskit.

“Kryeministrat që çoi në pension Ahmeti janë Branko Crvenkovski, Hari Kostovski, Vlado Buçkovski dhe sonte shkoi edhe Nikolla Gruevski”.

Gazetarët mund të japin vlerësime të tyre, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë si fakte, kështu duke pretenduar promovimin e një figure politike dhe të kryejnë obligimin e spin-doktorit. Ahmetit i mveshen atribute patriotike dhe trimërie duke pretenduar nëpërmjet asaj që teksti përcjellë mes rreshtave, se është kryer një mision i madh dhe pozitiv.

Në këtë mënyrë teksti merr rol propagandues që nuk është mision i gazetarisë. Gazetaria ka mision informimin bazuar në fakte, mbi bazën e të cilëve publiku pastaj nxjerr vetë përfundimet.

Teksti nga ana tjetër nuk është i plotë dhe duke tentuar ta lartësojë figurën e Ali Ahmetit, lexuesin e lë pa informacionet bazë mbi dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe arsyet se pse ka ndodhur ajo. Nuk sqarohet se dorëzimi i dorëheqjes në Kuvend është rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos dhe më e rëndësishmja nuk theksohet kriza politike e vendit për të cilën të gjithë faktorët kanë përgjegjësi. Mungesa e informacionit zakonisht sjell produkt të pasaktë dhe joobjektiv. Kështu duke shkelur kodin etik profesional, teksti që po e recensojmë është shembull tipik se kur mungon informacioni produkti bëhet i pasaktë dhe në këtë rast edhe propagandues.

Lexuesit duhet t’i plasohet informacion i plotë, i saktë – i verifikuar nga së paku dy burime, në mënyrë që të del sa më objektiv. Një qasje e këtillë ndaj produkteve gazetareske do të ndikonte që tekstet të ndikojnë në çorientimin opinionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button