Interi largon edhe një tjetër lojtar nga ekipi

Mbrojtësi i majtë i Interit, Dodo, është larguar nga interi në drejtim të Sampdorias.

Klubi i Sampdorias, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Interit i cili do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Braziliani, i cili aventurën në Itali e ka nisur te Roma, ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime, gjë e cila ka bërë që ai të ketë minutazhë të vogël edhe te Interi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button