Përfaqësuesi i UNHCR-së Turk viziton qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

Asistenti i komesarit të Lartë për Mbrojtje në UNHCR, Volker Turk së bashku me pjesëtarët e delegacionit të UNHCR-së Maqedoni, të udhëhequr nga Mohammed Arif, vizituan qendrën transitore për pranim të refugjatëve “Vinojug” në Gjevgjeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni UNHCR-së, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe organizata joqevritare të përfshirë në trajtimin e krizës me refugjatët, njoftuan ndihmës komisionerin e Lartë për Mbrojtjen në kuadë të UNHCR-së, me situatën aktuale në qendrën e pritjes së refugjatëve, aty ku të gjithë refugjatët që futen në Maqedoni strehohen përkohësisht, derisa të marrin rrugën për në kufirin verior.

“Arsyeja që unë jam këtu është që zyrtarisht të njihem me zhvillimet në kufi dhe të shfrytëzoj këtë rast për të biseduar me refugjatët të cilët kalojnë kufirin në këto kushte të dimrit. Jam i befasuar të shoh një numër të madh familjesh dhe fëmijë me të cilët kisha mundësi të bisedoj për të dëgjuar se cila është arsyeja e vërtetë që braktisin vendet e tyre”, tha Turk.

Ai theksoi se situata të cilën e kishte gjetur në qendrën e pritjes në Gjevgjeli është e mirë, dhe se refugjatët po marrin ndihmën e nevojshme humanitare dhe mjekësore të cilën ua mundësojnë organizatat që punojnë në mënyrë aktive në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.

“Sipas asaj që pamë, mund të them se bëhet fjalë për një sistem shumë të mirë. Falënderojmë Republikën e Maqedonisë për atë që bën sepse të mos harrojmë se gjatë vitit të kaluar, kufirin e kaluan më shumë se 700 mijë njerëz, dhe e tëra kjo duhej menaxhuar”, tha Turk, i cili shprehu mirënjohje edhe për qytetarët e vendit të cilët, sipas tij, janë solidalizuar më refugjatët.

Ndër të tjera, Komisioneri i Lartë tha se kufijtë tani janë të hapur dhe se refugjatë mund të udhëtojnë. Pas ndalesës së ditës së mërkurë, kufiri jugor i Maqedonisë sot është i hapur, me çka refugjatët lirshëm kalojnë në territorin e Maqedonisë, ndërsa të njëjtit gjatë procesit të regjistrimit duhet të tregojnë destinacionin final të tyre në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button