FFM: Licencë për skuadrat që pretendojnë Ligën e Dytë

Zyra për licencim në kuadër të FFM-së nëpërmjet administratorëve të pesë grupeve të Ligave të Treta përmes një informate të rëndësishme u drejtohet të gjitha klubeve që pretendojnë kualifikimin në Ligën e Dytë. 

Në informatë thuhet: “Federata e futbollit të Maqedonisë me një letër qarkulluese në të gjitha grupet e Ligës së tretë njofton klubet të cilat kanë pretendime për të luajtur në Ligën e dytë republikane në kampionatin 2014/15 patjetër duhet të kalojnë në procedurë në përputhshmëri me Rregulloren dhe kriteret e shkruara në te, për licencimin e klubeve për Ligën e dytë. 

Klubet patjetër të posedojnë licencë valide për gara në Ligën e dytë, para se të luhen ndeshjet e balotazhit. Për këtë qëllim të njëjtët dihet të paraqesin kërkesë për licencë në afat që do të vendoset në të ardhmen”. Të përkujtojmë se, klubi fiton të drejtën për pjesëmarrje në ndeshjet e balotazhit vetëm nëse paraprakisht janë pajisur me licencë. 

Lidhur me këtë njoftim janë angazhuar të gjithë administratorët (sekretarët) e Ligave të Treta që me kohë të njoftojnë të gjitha klubet lidhur me këtë informatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button