Ish ambasadori Fuere: BE lejon “xhunglën” në Maqedoni

Ish ambasadori i BE-së, Ervan Fuere në kolumnën e tij për “Ballkan Insajt” përkushtuar ngjarjeve të fundit në Maqedoni e vë në pikëpyetje është vullneti i BE-së për zgjidhjen e krizës, transmeton Portalb.

Sipas tij, edhe përskaj faktit se qëllimi i Marrëveshjes së Përzhinos ishte kthimi i sundimit të se drejtës, fatkeqësisht ky qëllim tanimë u harrua, ndërsa deklarata e eurokomisarit Han pas takimit të fundit me liderët më shumë hap pyetje se sa që jep përgjigje.

“Për fat të keq, qëllimi për ta kthyer sundimin e së drejtës është harruar. Dykuptimësia e deklaratës së eurokomisarit Han pas takimit të liderëve më 15 janar ka hapur më shumë pyetje se sa ka dhënë përgjigje. La përshtypje se për BE, tre partitë politike që duan zgjedhje kanë të drejtë, ndërsa LSDM  duhet t’u bashkangjitet”, shkruan Fuere.

Kthesa dramatike është mossukses diplomatik i Bashkimit Evropian vlerëson Fuere. Dhe, me këtë vështirësohet edhe puna e lehtësuesit Vanhojte.

Ai shkruan se BE nuk duhet të lejojë që të manipulohet nga një Qeveri që ka për qëllim defokusimin nga keqpërdorimet e pushtetit.

Fuere cilëson se pa praninë e opozitës në zgjedhje, zgjedhjet do të jenë jolegjitime dhe do të vërtetohet se faktori ndërkombëtar lejon që Maqedonia të udhëhiqet sipas ligjit të xhunglës dhe jo sundimit të së drejtës, transmeton Portalb.

“Nuk ka alternativë për BE-në përveç asaj që të intervenojnë deri më 24 shkurt, kur parlamenti duhet të shpërndahet që zgjedhjet të ndodhin më 24 prill dhe ta detyrojë partinë në pushtet që t’i shtyjë zgjedhjet. Kuvendi duhet ta përdorë autoritetin për t’i shtyrë zgjedhjet”, shkruan mes tjerash Fuere.

Banorët e Maqedonisë janë lodhur me rregullat e kësaj qeverisje, thotë Fuere. Ai kujton se vendimi i parlamentit për ta pranuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit për të pasur zgjedhje të parakohshme në prill do të thotë eskalim i krizës politike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button