Suedi, propozohet ulja e kufirit të moshës për të drejtën e votës

Ministria suedeze e Kulturës dhe Demokracisë, Alice Bah Kuhnke deklaroi se qeveria e Suedisë ka propozuar që kufiri i moshës për të drejtën e votës në këtë vend të ulet nga 18 në 16 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khunke në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së foli për insistimin e uljes së moshës për të drejtë vote si dhe problemit të racizmit dhe dhunës në vendin e saj. Ajo tha se propozimin për uljen e kufirit të moshës për të drejtë vote e ka përgatitur Komisioni për Demokraci, i cili vepron pranë ministrisë që ajo drejton.

“Propozimin për uljen e kufirit të moshës për të drejtë vote nga 18 në 16 vjeç e përgatiti Komisioni për Demokraci. Ai është dërguar në qeveri, nëse pranohet, në zgjedhjet e vitit 2018 mund të votojnë të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç”- tha Kuhnke.
Ajo foli edhe për problemin e racizmit në Suedi, pasi vitin e kaluar jo shumë larg Goteborgit ndodhi një “sulm racist” në të cilin u vranë një mësues dhe nxënës. Sipas fjalëve të saj, këtë vit qeveria për luftën kundër racizmit dhe dhunës ekstreme ka planifikuar një buxhet të caktuar.

“Gjatë periudhës së fundit, me forcimin e të djathtës ekstreme gjithnjë e më e fuqishme është prania e racizmit. Kemi ngritur luftë gjithëpërfshirëse kundër racizmit. Të gjithë qytetarët e Suedisë duhet të respektohen dhe të jetojnë në tolerancë si dhe duke respektuar mendimin ndryshe”, tha Kuhnke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button