Gold Ag dhe Shyhrete Behluli këngë për nënën

Bashkëpunimeve të shumta muzikore të reperit Gold Ag, me këngëtarë të zhanreve të ndryshme po i shtohet edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, me të cilën reperi është bashkuar për të sjell projektin e radhës, transmeton Telegrafi.

Për Telegrafin Ariani zbuloi se kënga flet për nënën dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e këtij projekti muzikor u përkujdes vetë rep artisti ndërsa për orkestrimin Fatos Canolli.

Sipas Goldit videoklipi do të jetë gati për publikim nga fundi i muajit shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button