fbpx

Tetovë, jepet afat shtesë për rrënimin e kioskave

Edhe për kundër asaj se dje ishte afati i fundit për rrënimin e kioskave, ato ende mbajnë peng zhvillimin e punimeve.

Drejtori i Qendrës për Kulturë, Haki Fazliu me 13.01.2016 për Portalb u shpreh kështu:
“Pronarëve që kanë shfrytëzuar deri më tani kioskat pranë objektit në fjalë, para disa ditëve u është dhënë afat që brenda 2 javëve t’i lëshojnë kioskat, që duhet të rrënohen.  Kjo i bie që ata kanë afat deri më datë 20.01.2016, kurse pas prishjes së tyre punimet do të fillojnë më seriozisht”.

Portalb, sot ishte në vendin ku pritet në ndërtohen objektet, mirëpo ishte e njëjta fotografi si para 8 ditësh, makineri që hapin puse për ujë dhe asnjë kioskë e rrënuar.

Fazliu, për Portalb sot tha se pronarët e kioskave kanë kërkuar afat shtesë për t’i bartur gjërat e tyre.
Ai theksoi se afati i kërkuar mbaron ditën e hënë.

Përndryshe, prolongimet e punëve në lidhje me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës janë  përsëritur shpesh.

LEXO: Ende nuk kanë nisur ndërtimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
LEXO: Ku mbetën punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës?

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close