Berisha përsëri vishet bardhekaltër te Shkupi

Sedat Berisha pas gjashtë viteve rikthehet në skaudrën amë të tij, FC Shkupi, aty ku për herë të parë filloi karrierën si futbollist.

Berisha te FC Shkupi kthehet pasi ka ndërperë para kohe kontratën me Shkëndijën dhe në gjysmësezonin pranveror nuk do të jenë pjesë e ekipit ‘kuqezi’ dhe do të vesh fanellën bardhekaltër.

“Pas disa takimeve që kishim me futbollistin u morëm vesh që në gjashtë muajt e ardhshëm të luajë për klubin tonë. S’ka dyshim se bëhet fjalë për një futbollist cilësor, me të cilin tani mbrojtja jonë do të jetë shumë më e fortë. Kemi pas nevojë për një lojtar të tillë në mbrojtje, sidomos pas largimit të Ersen Asanit dhe ja që ky boshllëk tani u plotësua me angazhimin e Berishës”, tha për KOHA zëdhënësi i klubit Hajrush Mani, duke theksuar se Berisha nga e premtja do të fillon stërvitjet me skuadrën e tij të re/vjetër Shkupin.

Berisha prej nesër do të fillon stërvitjet me skuadrën e tij të re/vjetër Shkupin. Përkujtojmë se Berisha vitin e kaluar nga radhët e Shkëndijës u transferua te Bursaspori, por për shkak se nuk kishte minutazh të mjaftuehsme ai u rikthye në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button