Spasovski dhe Remenski e dhanë betimin solemn si ministra të Qeverisë Kalimtare

Minstresha e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Kuvend e dhanë betimin si ministra të Qeverisë Kalimtare të udhëhequr nga Emil Dimitriev, njofton Portalb.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, e ka përshëndetur, siç tha, kthimin e ministrave.

“E përshëndes kthimin e ministrave të opozitës në Kuvend dhe dhënien e betimin solemn të ministrave. Mendoj që është gjest i mirë që të kthehen në institucione dhe t’i përmbushin detyrat nga Marrëveshja e Përzhinos. Mendoj që ka edhe tjera probleme që duhet të tejkalohen, por është mirë që LSDM u kthye në Kuvend dhe tregoi konstruktivitet”, tha Dimovski.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugareski, ka replikuar se sjellja e VMRO-DPMNE-së është hipokrite.

“LSDM nuk ka marrë pjesë në punën e njëanshme të aktit jokushtetues për shpërbërjen e Kuvendit. Unë as në Kushtet nuk e gjeta, por edhe në as në ndonjë vend tjetër në botë nuk pash që në ndonjë parlament fillimisht të shpërbëhet, ndërkaq pastaj përsëri të punojë. Më tregoni një shembull në botë, ku pas vendimit të vetëshpërbërjes së parlamentit, përsëri Parlamenti të punojë. LSDM, këtu është për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos”, tha Sugareski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button