Ja se çfarë duhet të dinë të rinjtë për suksesin

Këto janë disa këshilla karriere per të rinjtë:

– Mundohuni nivelin e lartë të shkollimit apo profesionit ta përcaktoni me prindër, të afërm të ditur apo edhe me profesionist.

– Gjithmonë të keni parasysh vizionin për profesionin tuaj dhe rrugës drejt tij të përcaktoni një kohë kur doni ta arrini.

– Drejt profesionalizimit mos u kufizoni vetëm në lëmin e ngushtë, merrni sikur bleta nektarin edhe nga elementet tjerë që ju ndihmojnë në profesion.

– Mos u mësoni t’i leni imtësitë dhe të merreni vetëm me gjëra që ju i trajtoni esenciale dhe të rëndësishme, ngase mund të ndërtoni “një kala prej letre” në profesionin tuaj.

– Në profesion merruni me të gjitha detajet dhe konsultoni ekspertët si të mësohet dhe praktikohet profesioni.

– Mos harroni se do t’ju duhet më së shumti ajo që ju duhet në praktikë.

– Mos harroni se profesioni tërësisht mësohet vetëm në praktikë.

– Suksesi i juaj nuk varet se me sa sukses e keni përfunduar një profesion, po varet sa vazhdoni të punoni dhe angazhoheni për të.

– Mësoni shumë shkathtësi nga disa profesione por të jeni ekspert në një profesion.

– Profesionin duhet ta ndjeni në shpirt dhe ta zbatoni në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button