Holandë, 300 refugjatë filluan grevë urie, një refugjat u përpoq të djeg veten

Një grup i refugjatëve të cilët qëndrojnë në strehimoren e përkohshme të ndërtuar në qytetin Rosmalen të Holandës filluan grevë urie, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas artikullit të gazetës lokale Brabants Dagblad, refugjatët të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kushteve të qendrës së përkohshme e ndërtuar në një shesh panairi, kërkojnë të transferohen në një tjetër qendër strehimore.

Në qendrën ku janë strehuar 400 refugjatë nga Siria dhe Eritrea, 300 prej tyre kanë filluar grevë urie.

Në deklaratën e Qendrës së Konvikteve për Refugjatët (QKR) në lidhje me këtë çështje, thuhet se kërkesa e refugjatëve për të lëvizur në një vend të përhershëm është e kuptueshme.

Kjo qendër bëri me dije se nuk ka vende të zbrazëta në të gjith qendrat në vend dhe për këtë shkak janë krijuar qendrat e përkohshme.

– Një refugjat u përpoq që të djeg veten

Nga ana tjetër njoftohet se një refugjat sirian i strehuar në qendrën pranuese në qytetin Zaandam u përpoq që të djegë veten.

Refugjati i shpëtuar nga ana e shokëve të tij është dërguar në spital.

Në Holandë, vend i cili është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve në vitet e fundit, për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm janë ndërtuar qendra të përkohshme të strehimit në rajone të ndryshme të vendit.

Refugjatët kohë pas kohe organizojnë protesta kundër kushteve në këto qendra ku ata qëndrojnë deri sa të përfundojnë kërkesat e tyre për azil. Në këtë drejtim, në qendrën e qytetit Alphen aan den Rijn javën e kaluar një refugjat irakian për të cilin thuhet se ka hyrë në krizë kishte bërë vetëvrasje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button