Donacioni amerikan do të parandalojë kriminalitetin në kufij

Policia kufitare e Maqedonisë tani e tutje do të punojë me pajisje amerikane. 

Donacioni përfshin pajisje për mbikëqyrje gjatë natës dhe instrumente për kontroll GPS, detektor për radiacion, detektor për armë, pajisje për detektim të drogës dhe eksplozivëve, kamera digjitale me sensor për detektimin e lëvizjeve, dy automjete për patrullim dhe një numër të madh të pajisjeve tjera teknike.

‘Pikërisht siguria nëpër kufij është një nga prioritetet e Maqedonisë dhe MPB-së, dhe me donacionin e sotëm për pajisje të sofistikuara do të mund të kryhen kontrolle të çdo lloj veturash e mallrash të cilat kalojnë nëpër kalimet kufitare’ tha ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov, tha se vitin e kaluar ka pasur 25 raste tentim për shferc të cigareve dhe drogës.

Ambasadori Amerikal Pol Uolers, tha se qëllimi i këtij donacioni është përmirësimi i gjendjes së kufirit maqedonas dhe përforcim të kontrolleve kufitare.

‘Siç e dimë, kufijtë e sigurta kontribuojnë në sigurinë e brendshme dhe rajonale. Pajisjet do të risin kapacitetet e kufijve, patrullimin dhe rekomandim të aktiviteteve legale, luftë kundër kriminalitetit kufitar, terrorizmit, …’ tha Uolers.

Programi i Ambasadës së SHBA-së për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) ka siguruar donacion të pajisjes, që do ta lehtësojë punën e Policisë kufitare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë doganore të Ministrisë së Financave.

Pajisja në vlerë prej 479.000 dollarë amerikanë përbëhet nga pajisje për shikim natën, pajisje për përpunim termik të fotove, instrumente për inspektim, kamera për mbikëqyrje, GPS pajisje për navigacion, detektorë për radioaktivitet dhe dy automjete patrulluese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button