Thaçi e Veseli, n’odë me kallasha (FOTO)

Gjatë 30 ditëve fushatë zgjedhore, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli kanë vizuar vende të shumta nëpër Kosovë, duke përkrahur kandidatët për kryetarë komunash.

Gjatë fushatës takimet zhvilloheshin në vende të ndryshme si në sheshe të qyteteve, në restorante, por edhe nëpër oda.

Por, si duket takimet nëpër oda kanë qenë ndër më interesantët, pasi që në to zakonisht ekspozoheshin armë të ndryshme.

E më e fundit tani që është zbuluar është edhe një odë, si duket diku në Mitrovicë, pasi që në fotografi, përveç Thaçit e Veselit, shihet edhe kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Në dy fotografi që kanë arritur në emailin tonë të redaksisë, shihen duke mbajtur fjalime Thaçi dhe Veseli, ndërkaq ata janë të rrethuar nga lloje të ndryshme të armëve duke filluar nga ato klasike, e deri tek kallashnikovët.

Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të PDK-së mbajnë fjalime në oda ku të pranishme janë edhe armë të ndryshme. /Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button