Ronela e lumtur për klikimet

Këngëtarja Ronela Hajati e cila ka nisë garën përkrah shumë kolegëve të saj këngëtarë, për çmimin e madh në “Kënga Magjike”, këto ditë është lumturuar shumë.

E lumturinë asaj duket se ia kanë shtuar fansat të cilët e kanë përkrahur shumë përmes klikimeve në kanalin muzikorë ‘Youtube’. Kënga e Ronelës deri tani është kënga më e klikuar duke triumfuar deri më tash përballë të gjitha këngëve pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

E kjo gjë nuk ka mundur të kalojë pa u vërejtur edhe nga vetë këngëtarja e cila përmes faqes së saj zyrtare në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e pëlqejnë këngën e saj. “Kënga më e klikuar në ‘Kënga Magjike’… Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, kishte shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button