Investimet e Katarit në Evropë arrijnë 65 miliardë dollarë

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se investimet e Katarit në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani kanë arritur në 65 miliardë dollarë. Investimet janë të përqendruara kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas studimit, Mbretëria e Bashkuar është destinacioni kryesor i Katarit për investime. Investimet më të shquar janë Kulla Shard e Londrës, dhe Barclays Bank. Sipas këtij studimi, këto investime kanë ndihmuar për të parandaluar kalimin e bankës në pronësi shtetërore. Katari ka rreth 20 për qind të aksioneve të aeroportit Heathrow, transmeton mesazhi.

Ky vend zotëron dyqanet Harrods, ka një interes prej 20 për qind në tregun e Camden dhe 26 përqind të aksioneve në dyqanet Sainsbury. Katari është bërë furnizuesi më i madh i gazit të lëngshëm natyror në Britani. Gjatë vitit të kaluar, Britania merrte nga Katari gazin e lëngshëm natyror, dhe importi i tyre shkonte rreth 85 për qind. Raport tani është rritur në 95 për qind.

Ndërsa investimet e Katarit në Francë kapin shumën e 6.5 miliard dollarëve. Kohët e fundit, Katari ka blerë rrjetet e dyqaneve luksoze Le Brantano dhe La Tanneur.

Ndërsa investimet e Katarit në Gjermani kapin shumën e 15.7 miliard dollarë. Ato përqëndrohen në sektorin industrial, duke përfshirë kompanitë kryesore gjermane Volkswagen , Sony Ericsson dhe atë të konstruksioneve HOCHTIEF.

Lajme të ngjashme

Back to top button