Shkëndija deklasoi edhe Mlladostin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vazhduar me fitore në ndeshjet kontrolluese gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Ohër. Pas fitores ndaj Pogradecit të Shqipërsië, Shkëndija sot ka shënuar fitore të thellë edhe ndaj skuadrës së Ligës së Parë të Maqedonisë, Mlladost CD, dukee mundur me rezultat 4:1.

Tetovarët këtë fitore e shënuan me golat që ishin vepër e Bejatullait në minutën e 4-të, Zhuniorit në atë të 25-të, pastaj shënoi Ibraimi në të 35-tën dhe Radeski i dha vulën fitores në minutën e 38-të, që në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte me shumë raste për të shënuar, kur trajneri Akrapoviç u dha mundësi edhe shumë futbollistëve të tjerë të luajnë, por asnjë prej rasteve nuk u konkretizua. Këtë e shfrytëzuan futbollistët e Carev Dvor, e që golin e shënoi Merko në minutën e 78-të. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button