Naço-Karajnov: Bashkëpunim i mirë në gjyqësi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri shqiptar i Drejtësisë Nasip Naço dhe ambasadori i Maqedonisë Stojan Karjanov në takimin në Tiranë dje pasdite vlerësuan se bashkëpunimi i mirë në sferën e gjyqësisë mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Naço i ka prezantuar prioritet dhe qëllimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe reformat e ndërmarra në sistemim gjyqësor, si dhe këmbimin e përvojave në fushën e gjyqësisë mes të dy vendeve.

Ambasadori Karajanov e ka theksuar përvojën e Maqedonisë në fushën e reformave gjyqësore të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë si vend kandidat për në BE. Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekspertizës gjyqësore, me përqendrim të posaçëm në procesin e integrimit evropian dhe ka theksuar rëndësinë që të vazhdohet me reformat, posaçërisht lidhur me sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button