Pakistan, sulm ndaj një universiteti, të paktën 25 të vdekur

Si pasojë e një sulmi të armatosur në kampusin e Universitetit Baça Han në zonën Çaharsada të rajonit Hayberpaktunhuva në veriperëndim të Pakistanit mësohet se jetën e kanë humbur të paktën 25 persona. Gjithashtu ka shqetësime se ky numër mund të rritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët janë shprehur se sulmi është kryer pasi militantët janë hedhur nga muret dhe më pas kanë qëlluar drejt studentëve dhe mësuesve.

Burimet e policisë kanë bërë të ditur se janë evakuuar të gjithë studentët nga konviktet në kampus por se militantët mund të jenë fshehur në pika të ndryshme të universitetit.

Zëdhënësi i qeverisë në rajonin Hayberpaktunhuva, Shevket Jusufzai deklaroi se operacioni ka përfunduar dhe se numri i të vrarëve mund të jetë 25 apo 30 persona.

Jusufzai gjtihashtu ka shprehur se janë të shqetësuar se ky numër mund të rritet dhe ka theksuar se si pasojë e sulmit janë edhe mbi 60 persona të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button