Gati data për duelin e dytë Fury – Klitschko

Tyson Fury raportohet se është pajtuar të mbrojë titujt e peshave të rënda WBA dhe WBO kundër Wladimir Klitschkos më 7 maj në Gjermani.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar. Fury shkaktoi befasi duke mposhtur kampionin në Dusseldorf derisa në klauzolën e kontratës së nënshkruar nga dy boksierët, ishte paraparë rimeçi obligues.

Sipas Daily Star, Klitschko do të ketë mundësinë e revanshit më 7 maj në rimeçin që do të mbahet në stadiumin Allianz Arena të Bayern Munichut.

Fury shpresonte të përballej me Klitschkon në Old Trafford ose Wembly, por derisa asgjë nuk është konfirmuar, duket se britaniku i pamposhtur ka pranuar të udhëtojë në Gjermani për herë të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button