Ministri Ademi vizitoi Komunën e Sarajit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, së bashku me Ministrin e Ekonomisë Bekim Nezirin dhe deputetin Artan Grubin , vizituan Komunën e Sarajit dhe mbikëqyrën rikonstruksionin e shkollës fillore “Dituria”.

Rikonstruksioni është në vlerë prej 320.000 euro dhe është paraparë rekonstruksioni i kulmit, dritareve dhe dyshemeve të shkollës. Deri më tani është bërë renovimi i kulmit dhe dritareve, ndërsa në vazhdim është renovimi i dyshemesë.

Ministri Ademi theksoi se ky nuk është investimi i vetëm në Saraj, sepse deri më tani është investuar në shkollën e re të mesme, si dhe në rikonstruksionin e sallës sportive në fshatin Radushë, ndërsa për këtë vit është paraparë të instalohet ngrohja qendrore në shkollën fillore në fshatin Sfillare të poshtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button