Projeksioni i arkës shtetërore për vitin e ardhshëm, fillon debati

Arka shtetërore për vitin e ardhshëm, sipas propozimit, do të arrijë 176,5 miliardë denarë. Të ardhurat janë planifikuar në 158 miliardë e 200 milionë, ndërsa deficiti buxhetor 3,5 për qind dhe do të financohet nga burime vendore dhe të huaja. Edhe në anën e të ardhurave edhe në anën e shpenzimeve ka rritje për 7 për qind në krahasim të buxhetit vjetor. Buxheti është përgatitur në bazë të projeksionit për rritje të BPV-së për vitin e ardhshëm prej 3,2 për qind dhe inflacion prej 3,3 për qind, Niveli i deficitit buxhetor, sipas projeksioneve, do të arrijë 3,5 për qind.

Me buxhetin është paraparë rritje e investimeve kapitale, pagave, pensioneve, kompensimeve sociale, subvencioneve bujqësore. Vlera e përgjithshme e investimeve kapitale planifikohet të kushtojë 22,5 miliardë denarë dhe është për 20 për qind më shumë nga ky vit.

Nga gjithsej investimet kapitale janë paraparë 3,4 miliardë denarë për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, për arsim, mbrojtje të fëmijëve dhe sport  2,4 miliardë denarë ose 11 për qind të investimeve të përgjithshme kapitale, për ndërtimin e institucioneve shëndetësore publike, gjegjësisht për klinikat në Shkup dhe në Shtip 1,9 miliardë denarë, për infrastrukturën energjetike dhe komunale 1,3 miliardë denarë ose gjashtë për qind nga të gjitha shpenzimet e përgjithshme kapitale dhe për ndërtimin e zonave të zhvilluara teknologjike industriale janë paraparë 505 milionë denarë.

Me Buxhetin, janë paraparë mjete edhe për rritjen e pagave për administratë për 350 milionë denarë, për pensionet 1,8 miliardë denarë, ndërsa subvencionet në bujqësi janë projektuar në 140 milionë euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button