Tetovë, ekspozitë e Dita Starova Qerimi

Në sallën e ekspozitave, në Galerinë e arteve pamore në Tetove, piktorja Dita Starova Qerimi vjen me një ekspozitë me ciklin më të ri të punuar me akrilik, me titull VITALITETI I FENOMENOLOGJISË.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 14 deri më 27 nëntor, 2013.

Piktorja Dita Starova Qerimi është piktore aktive dhe po ashtu asistente në Fakultetin e Arkitekturës pranë universitetit Amerikan College në Shkup. Ka diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Shkup ku po ashtu ka përfunduar edhe studimet për master.

Tani është në përfundim të doktoraturës.

Kjo ekspozitë vjen pas realizimit të disa ekspozitave në Maqedoni dhe në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button