Mësoni se si mund të shikoni videot nga celulari juaj në 3D! (VIDEO)

Adriana Selmani nga Shkupi ka krijuar një gjë shumë interesante dhe mahnitëse. Në një video ajo tregon se si me anë të celularit të shikoni videot në 3D pa pajisje të shtrenjta dhe mundim të madh!

Në një video në rrjetin social Facebook ajo shpjegon procesin.

IMG_20160120_134845“Sot për të shikuar videot në 3D duhet të bleni pajisje shumë të shtrenjta, e ne nuk mund të lejojmë lukse të këtilla, sepse shoqëria ku jetojmë nuk na e lejon ti kënaqim këta gjëra të shtrenjta. Prandaj gjeta një formë shumë më të thjeshtë për të krijuar vet një pajisje e cila do të na ndihmonte të shikojmë videot në 3D pa harxhuar para dhe duke shfrytëzuar idetë të cilat të gjithë i kemi dhe mund ti shfrytëzojmë mu për këto inovacione. Kjo shpikje mendoj se është shumë më e mirë nga ato të cilat kushtojnë diku 300 dollarë online, është më realistike sepse projekton si hologram dhe është e lehtë për ta bërë vetë.” shpjegon Selmani.

Gjithçka që ju nevojitet për të krijuar këtë piramidë është plastikë (mund të jetë kutia e disqeve muzikore, kuti e stilolapsave, kutia e dëgjueseve), gërshërë, vizore dhe ngjitës.

Ajo që duhet bërë është që të keni kujdes në dimenzionet e piramidës sepse projektimi i videos mund të jetë i pasuksesshëm. Shikoni dimenzionet e njërit prej katër krahëve të piramidës në fotografinë.

Pasi të keni ngjitur të gjitha krahët, rezultati final duhet të duket kështu:

IMG_20160120_135009Vendoseni plastikën mbi telefonin tuaj dhe shikoni videot në 3D. Linqet e videove të cilat mund të projektohen në 3D mund ti gjeni në youtube nën titullin Hologram.

 

 

 

 

 

 

Here is the hologram tool i did for devices 🙂 now i can watch videos in 3D without 3D glasses and make the watching more funny 🙂

Posted by Adriana Selmani on Wednesday, January 13, 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button