“Biber“, zgjedhen tre tregimet e shkurtëra më të mira në temën e pajtimit

Libri shumëgjuhësor i tregimeve të shkurtëra, që do të jetë rezultat i këtij konkursi, do të botohet në prill të këtij viti, e pas kësaj do të vijojnë promovimet e librit të botuar në disa qytete të rajonit, gjë për të cilën do të informoheni me kohë.

Vitin e ardhshëm, më 2017, pritet konkursi i dytë i Biberit.

Ekipi i Biberit: Jasna Dimitrijeviq, Ivana Franoviq, Aleksandra Bogdanovska, Katarina Miliqeviq.

Juria e konkursit rajonal për tregim të shkurtër, Biber, që ka pasur për temë pajtimin në kontekst të luftrave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë gjatë viteve të 90-ta, në përbërje të:

Faruk Shehiq, shkrimtar nga Sarajeva, Doruntina Basha, dramaturge nga Prishtina, dhe Bojan Krivokapiq, shkrimtar nga Novi Sadi, nga tregimet e paraqitura në konkurs kanë përzgjedhur 25 të cilat me cilësinë e tyre janë dalluar nga të tjerat dhe të cilat do të publikohen.

Juria në mënyrë unanime ka vendosur të ndajë tre shpërblimet kryesore:

Shpërblimi i tretë: Limbo u letnjem periodu (Limbo në kohë vere), Sllagjana Ljubiçiq nga Novi Sadi,

Shpërblimi i dytë: Kristalna vaza (Vazoja e kristaltë), Nadie Geras nga Zagrebi, dhe

Shpërblimi i parë: Rat (Lufta), Vlladimir Tabasheviq nga Beogradi.

Në përmbledhjen që do të botohet do të gjenden edhe tregimet e autorëve/eve në vijim: Antonella Marushiq, Arsim Jonuzi, Damjan Kërstanoviq, Verçe Karafiloska, Dalip Xh Gashi, Petar Babiq, Maja Slavniq, Blagica Gjorgjievska, Jasna Raduloviq, Korana Serdareviq, Zheljka Horvat Çeç, Nada Jelinçiq, Marenglen Cano, Bozhidar Knezheviq, Damir Bunoviq, Mehmed Xhedoviq, Diellza Haxhimehmeti, Lindita Komani, Simona Lokvenec dhe Suzana Gjorgjievska.

Juria është shumë e kënaqur me cilësinë e tregimeve të paraqitura, llojllojshmërinë e tyre poetike, si dhe qasjen e tyre të ndërgjegjshme ndaj kompleksitetit të temës së dhënë. Tri tregimet e shpërblyera dallohen për nga zërat e tyre të njësuar, por me qasje të ndryshme karshi temës së pajtimit, sidomos vendi i parë, si dhe për nga zotërimi mjeshtëror i veprimit dhe elementeve letrare, dhe porosia e qartë politike.

Juria poashtu është e kënaqur që ky konkurs letrar ka mbledhur autorë e autore të ndryshme cilësore, prej atyre me renome e me përvojë, e deri tek ata që ende nuk janë afirmuar, por të cilët kanë nisur me vetëbesim udhëtimin e tyre krijues.

Juria i falënderon të gjithë ata që janë paraqitur në këtë konkurs dhe u dëshiron shumë sukses në punën e tyre të mëtutjeshme letrare. Doruntina Basha, Faruk Shehiq, Bojan Krivokapiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button