OKB korrigjon raportin për Maqedoninë

Pakënaqësi të madhe ndërmjet grekëve ka shkaktuar korrigjimi i raportit kontrovers për Maqedoninë në faqen e internetit të kombeve të Bashkuara. 

“OKB e ka injoruar historinë, argumentet greke i kanë konsideruar si jo t ëdenja për t’i përmendur, kurse Aleksandri i Madh ka qenë grek, kurse maqedonasit çdoherë kanë qenë grek”, kështu qëndron në letrën me të cilën diaspora greke dhe një numër i madh i shoqërive të tyre nga Greqia e Veriut, demonstrojnë pakënaqësi për shkak të faktit se OKB e ka korigjuar raportin skandaloz për paraqitjen e kryeministrit Gruevski në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. 

Maqedonia e kishte kritikuar ashpër tekstin fillestar, i cili në vend që të jetë raport për atë se çfarë ka thënë kryeministri i Maqedonisë, ka qenë i bazuar në komente të autorit të panënshkruar. Grekët ankohen për shkak të largimit të dy paragrafëve kontroverz nga raporti ku raportuesi përveç asaj që e ka thënë kryeministri Gruevski ka shrkuar edhe qëndrime të tij për problemin. 

Në paragrafin e tij shkruante se kryeministri Gruevski e ka quajtur vendin e tij Maqedoni, edhe pse ajo në OKB ka qenë e pranuar me referencën e përkohshme FYROM, kurse ka tnetuar të tregojë se pjestari grek më i njohur në kohën antike ka qenë Aleksandri i Madh i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button