Vdes regjisori italian Ettore Scola

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare regjisori dhe shkrimtari italian, Ettore Scola.

Ai ka qenë në komë që nga e diela pasi që u pranua në njësinë e karidiokirurgjisë në një spital në Romë, transmeton Klan Kosova.

Puna e tij në filmin A Special Day në vitin 1974 mori nominimin e “Filmit më të mirë të huaj” si dhe “Aktorin më të mirë” në Oscar.

Kryeministri italia, Matteo Renzi, u shpreh se Scola ishte mjeshtër i ekranit.

Ai ka realizuar edhe filmat, We All Loved Each Other So Much, The Family and Ugly, Dirty and Bad – për të cilin fitoi çmimin si regjisori më i mirë në festivalin e Kanës në vitin 1976.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button