Asani: Shkupi do mbetet në zemrën time

Skuadra e FC Shkupi i ka dhënë mundësinë për tu larguar nga skuadra futbollistit të repartit mbrojtës, Ersen Asani. Me pajtim të dy palëve, Shkupi dhe Asani kanë ndërprerë bashkëpunimin i cili zgjati për një vit.

Ersen Asani ishte një ndër futbollistët kyç dhe me shumë merita që Shkupi arriti të kthehet në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu edhe në sezonin vjeshtor dha kontribut të madh.

Kryesia e klubit dhe stafi i dëshirojnë sukses Ersen Asanit kudo që të luajë, ndërsa sigurisht se për të Shkupi do të ketë dyert e hapura për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

“Largimi nga FC Shkupi nuk ka ndonjë arsye të veçantë, jemi ndarë në mënyrë shumë korrekte me kryetarin Ejup Ademi. Kam kaluar një vit të mrekullueshëm te Shkupi. Edhe pse si futbollist nga Liga e Pare kalova te Shkupi që garonte në Ligën e Dytë, më është dashur kohë të adaptohem, por me ndihmën e trajnerit Zekirja Ramadani dhe disa futbollisteve që janë me shumë përvojë, u adaptova shumë shpejt dhe kam kaluar shume mirë”, ka thënë për “Portalb” Asani.

“Të luash në Shkup para tifo grupit “Shvercerat” që janë në numër shumë të madh dhe që e përkrahin ekipin në çdo ndeshje, ka qenë një privilegj për mua. Me këtë rast i përshëndes “Shvercerat” dhe udhëheqësin e tyre Omer Bunjaku. Shkupit i dëshiroj shumë suksese. Gëzohem që jemi ndarë shumë mirë e që më kanë lënë një port të hapur për mua që të mund të kthehem kur të dua”, ka thënë Asani për “Portalb”, duke mos precizuar se cili do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Ersen Asani me Shkupin ishte bashkuar në janarin e vitit 2015 duke ardhur nga Renova e Tetovës. Përveq Eersen Asanit deri më tani nga klubi është larguar edhe trajneri Zekirja Ramadani dhe dy futbollistët tjerë Flakron Ajdari e Xhihan Seferi. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button