Kur po ikim (ikin)?

Këtë pyetje po thuajse çdo ditë e dëgjojmë nga bisedat mes shokëve, kolegëve në universitete dhe kudo që takohen dy të rinj tema kryesore e bisedës së tyre është largimi nga ky vend. Ky problem si duket ka marrë përmasa të mëdha dhe situata është alarmante, ku për çdo ditë të rinjtë largohen jashtë vendit. Kjo duhet të shqetësoj çdo njeri që e mendon të mirën e këtij populli, gjë që nuk dyshojmë, duke shpresuar se kjo nuk do të mbes vetëm me fjalë, sepse tani është momenti kur duhet ta dëshmojmë me punë dhe  zemër, se e duam të mirën tonë.

Ne studentët ftojmë çdo institucion dhe individ të merret me këtë fenomen, duke bërë një studim të gjerë me qëllim arritjes së zgjedhjes së këtij problemi, pasi vetëm kështu mundet të gjejmë mekanizma për ofrimin e mundësive për të rinjtë. Arsyet janë të ndryshme mirëpo ajo që dëgjojmë nga bisedat është për shkak kushteve ekonomike, ku dhe jemi dëshmitar papunësia ka arritur kulminacionin, nuk ofrohen mundësi për zhvillimin tonë, përveç punësimeve në administratë nuk po shohim asnjë alternativ tjetër, nuk e di edhe sa do të zgjasë kjo situatë në heshtje dhe fatkeqësia më e madhe është kur edhe përfaqësuesit tonë e dinë problemin dhe asgjë nuk ndërmarrin (harrova se ato janë të zënë me krizën, për ti mundësuar pushtet diktatorit), prandaj duhet një mobilizim më i gjerë, sepse pasojat do jenë shumë më të mëdha se sa i mendojmë. Përveç arsyeve ekonomike, unë mendoj se kemi edhe çështjen e edukimit dhe arsimit, kështu duke u angazhuar në identifikimin e problemit më mirë mundet të arrimë te e vërteta dhe zgjidhja e kësaj çështje shumë të rëndësishme për gjithë popullin tonë. Nëse duhet dikush të ik nga vendi jonë, atëherë rinia duhet ti tregoj rrugën dhe mundësojë sa më shpejt të ik, sepse ne nuk meritojmë kështu, duhet kërkuar llogari për gjithçka dhe atë do ta bëjmë ne rinia. Rroftë Rinia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button