Sela: shqiptarëve u duhet legjitimitet për të ndalur këtë sistem që vepron kundër tyre! (VIDEO)

Kryesisa qendrore dhe Komisionit për politika strategjike të LR-PDSH-së kanë mbajtur mbedhje duke diskutuar situatën politike në vend pas shpalljes së qeverisë kalimtare në Maqedoni dhe zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill.

Kjo parti informon se ka miratuar këto konkluza:

  1. Lëvizja për reforma PDSH kërkon ndërhyrje të menjëhershme të faktorit ndërkombëtar për afrim të qëndrimeve të liderëve politik, me qëllim të daljes nga ngërçi politik dhe orientim të vëmendjes në drejtim të respektimit të Marrëveshjes së Përzhinës dhe krijimit të kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
  1. Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për shpërbërje në formën se si u soll, është jodemokratik, jokonsensual dhe antikushtetues, dhe si i tillë është i papranueshëm.
  1. Lëvizja për reforma PDSH konsideron se legjitimitetin politik që Bashkimi Demokratik për Integrim e merr ndërvite nga shqiptarët, asnjëherë nuk është  përdorur për realizimin e interesave madhore shqiptare. Është më se e qartë se ky legjitimitet i marrur nga shqiptarët, BDI lehtësisht ia dhuron Guevskit dhe VMRO-DPMNE-së që ata të vazhdojnë abuzimet me pushtetin, aferat korruptive, partizimin e institucioneve, shpërdorimin e buxhetit publik, proceset e montuara kundër shqiptarëve, si “Sopoti”, “Monstra”, “Lagjja e trimave” etj.
  1. Lëvizja për reforma PDSH konsideron se interes madhor i shqiptarëve është që të pastrohen listat zgjedhore përshkak se legjitimiteti i kontestueshëm dhe i falsifikuar, tash dhe në të ardhmen, do të sjellin parti të nënshtruara shqiptare, qeverisje antishqiptare, institucione të dobëta dhe kryeministra me predispozita diktatoriale.

“LR PDSH dënon aktin e djeshëm të shkeljes të gjitha standardet demokratike që synojnë të përsëriten situatat politike nga 2008 deri më sot. Është e habitshme që liderë politik të caktuar që kanë kontestuar rezultate zgjedhore, duke u ankuar vazhdimisht që votat u janë vjedhur, heshtin dhe nuk bëjnë asgjë në mënyrë që ta ndalin një dhunim demokracie që po përgatitet e rrahës.”  tha lideri i kësaj partie Ziadin Sela.

Sipas tij, LR-PDSH është për plotësimin e standardeve dhe për plotësimin e kushteve për tu mbajtur zgjedhjet, dhe LR PDSH bën apel që faktori ndërkombëtarë ta marrin në dorë situatën në mënyrë që të mos lejojnë sjellje të këtilla të turmave, sjellje të këtilla të anarkistëve sepse nuk ka si cilësohet ndryshe një vendim parlamenti që është antikushtetues që sipas asaj që dëgjuam mbrëmë zgjedhjet do të jenë më 18 Mars, që bie në kundërshtim edhe me marrëveshjen e Përzhinos.

“E themi këtë sepse shqiptarëve më tepër se gjithkush tjetër i duhet legjitimitet, legjitimitet i pakontestueshëm në duar të sigurta dhe në duar të atij opsioni politik i cili këtë legjitimitet do ta shfrytëzojë për të mirën e shqiptarëve. Në qoftë se opozitës maqedonase dhe dikujt tjetër legjitimiteti i duhet për të hyrë në qeveri dhe për të përfituar ministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë, shqiptarëve u duhet legjitimiteti në mënyrë që të ndal sistemin i cili vepron kundër shqiptarëve, sistemin i cili çdo zgjidhje të krizës politike e gjen duke montuar procese politike të radhës. Është më se e qartë e dëgjuam dhe e pamë me sytë tonë mbrëmë që BDI legjitimitetin e paska pasur çdo herë jo për të mirën e shqiptarëve, por legjitimitetin e kanë shfrytëzuar në mënyrë që të shpëtojnë kokën politikisht të Nikolla Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së. Prandaj, shqiptarët do duhet t’i dënojnë të njëjtit”, tha Sela.

Sela ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet të pastrohen listat zgjedhore, dhe të bëhen reformat sa i përket mediumeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button