S’do ketë më film si “The Revenant” për DiCaprion

DiCaprio s’do të mund të luajë më kurrë një film si “The Revenant”.

Leonardo DiCaprio, ka lënë të dihet se mendon që ai do të duhej të fitonte një Oscar për njërin nga filmat në të cilët ka luajtur në Oscar.

41 vjeçari këtë vit është i dominuar për çmimin “Aktori më i mirë” nga Akademia e Filmit Oscar, për interpretimin e tij në filmin The Revenant.

Kjo është hera e 6-të që aktori është dominuar për një çmim, si për aktor ashtu edhe për producent – dhe ka ende shumë rrugë për të bërë deri te fitorja.

I pyetur nga gazetari i BBC-së, Andrew Marr, nëse tërë kjo bujë rreth Leonardo DiCaprio-s dhe Oscar-it, do ta penalizojë në fitore, DiCaprio ka thënë:

“E vërteta rreth kësaj pune është se kam qenë në një situatë të tillë edhe më parë dhe kam menduar se filmat ose performancat, edhe të miat edhe të të tjerëve, që nominohen dhe adhurohen nga publiku, kritika duhet t’i respektojë më shumë”.

“Mirëpo s’është nën kontrollin tonë”.

Filmi The Revenant, që është dominuar për 12-të kategori të çmime në Oscar, tregon historinë e një gjahtari të quajtur Hugh Glass që luhet nga DiCaprio, që mbijeton në botën e egër pas braktisjes nga ekipi i tij.

“Duke e ditur që kam bërë një film që më mori kaq shumë nga jeta, të cilit iu përkushtuam kaq shumë, e për të cilin dhamë gjithçka që mundëm, të ulesh e të shohësh tek nominohet për kaq shumë çmime, jo vetëm që është ndjenjë e mirë, po të jep përshtypjen se njerëzit janë të uritur për të parë filma të tillë, më ndryshe”.

Aktori i cili edhe më parë ka qenë i dominuar për çmimin Oskar për aktorin më të mirë në filmat What’s Eating Gilbert Grap” dhe “The AviatordheBlood Diamond”, ka thënë se një film si “The Revenant”, që kërkon stërmundime të tilla fizike, do ta ketë të pamundur ta luajë.

Ai ka thënë se i është dashur që t’i durojë në lëkurë lumenjtë e akullt, të hante mëlçi të papërpunuara dhe të zvarritej nëpër dëborë.

“Kushtet në të cilat ne xhiruam ishin të vërteta, temperatura të tmerrshme, ngrirëse”.

“Por të gjithë ata që ishin pjesë e këtij filmi – përfshirë dhe mua – e dinin që nga fillimi se ajo që na priste ishte diçka tmerrësisht sfiduese, diçka shumë e vështirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button