Shenjat çarjes së lëkurës (striat) dhe largimi i tyre

Shumë gra pas shtatzënisë mbeten me shenja në lëkurë. Për të kuptuar pse kjo ndodh, në një studim, shkencëtarët nga kompania e gjenetikës personale testuan 33,930 njerëz, 4,967 prej të cilëve ishin gra që kishin fituar shenja serioze në lëkurë pas lindjes. Ata zbuluan se katër gjene të veçanta: ELN,SRPX,HMC1 dhe TMEM18, rrisin rrezikun e krijimit të këtyre shenjave. Sidomos gjeni ELN (përndryshe gjeni elastik) rrit me së shumti gjasat e krijimit të shenjave të shtatzënisë.

Edhe pse parandalimi i krijimit të shenjave pas lindjes është i pamundur nëse ADN-ja juaj përmban këto gjene, eksitojnë metoda që ndihmojnë në largimin e këtyre shenjave pas krijimit të tyre.

Microdermabrasioni

Kjo procedurë përdorë kristalin gërryes në lëkurë, duke larguar shtesat sipërfaqësore të lëkurës dhe stimuluar rritjen e lëkurës së re, më elastike. Nevojiten vetëm 5 trajtime me microdermabrasion për largimin e plotë të shenjave të lindjes, transmeton doctoroz.com.

Trajtimi me laser

Trajtimi me laser është terapi që stimulon rritjen e elasticitetit, rrit numrin kolagjenit në lëkurë dhe stimulon prodhimin e melaninës. Trajtimi me laser është më efektiv në trajtimin e shenjave të vjetra, mirëpo duhet të dini që mund të shkaktojë ndryshime në pigmentin e lëkurës duke krijuar shenja më të errëta tek pacientët me natyrë të errët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button