Lordi Robertson: Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Ish-sekretari i  NATO-së Lordi George Robertson bashkë me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi kanë  bërë homzha tek varrezat e dëshmorëve  në fshatin Poklek të Drenasit.

“T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti, që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Robertson gjatë qëndrimit në Poklek nderoi viktimat e masakrës që ndodhi në këtë fshat më 17 prill të vitit 1999 ku forcat serbe patën vrarë 53 persona, shumica e të cilëve gra, pleq dhe fëmijë, njofton Klan Kosova.

Nga ana e tij ministri i jashtëm , Hashim Thaçi deklaroi se  Kosova dhe populli i saj janë falenderues për kontributin që ka dhënë Robertson për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button