Messi: Djali i Ronaldos është fans i imi, djali im nuk e njeh atë

Leo Messi ka thënë se djali i Cristiano Ronaldos është fans i tij, ndërsa për djalin e tij ka thënë se ai nuk e njeh mirë.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka thënë se Cristiano Junior, djali i Cristiano Ronaldos është një fans i tij dhe këtë tha se e ka biseduar me portugezin në Cyrih.

Por, ai tha se djali i tij është i vogël dhe nuk e njeh Ronaldon, por kur të rritet nuk do ta kishte problem nëse do të jetë tifoz i tij.

“E di që djali i Ronaldos është një fans i imi, fëmijët janë shumë të tërheqës, janë të adhurueshëm. Në Cyrih ne kemi folur shumë për fëmijët tanë. Djali i Cristianos e pëlqen futbollin, dhe fëmijët e lojtarëve tjerë në veçanti”, tha Messi

“Djali im nuk është një tifoz i Cristianos, sepse ai nuk e pëlqen shumë futbollin dhe nuk e njeh shumë mirë Cristianon për faktin që është ende shumë i vogël, por, le të shohim kur ai të fillojë t’a kuptojë këtë sport. Unë nuk kam asnjë problem, në qoftë se ai bëhet një tifoz i Cristiano Ronaldos. Ai ka të drejtë të admirojë këdo”. /Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button